Kompania “Gresso” ka prezantuar telefonin e tij më të fundit shumë të shtrenjtë, i quajtur “Gresso Regal Black”.
Ky është një telefon inteligjent luksoz i krijuar me titan dhe ar 18 karat. Telefoni vjen me një ekran 5 inç me rezolucion 1080 pikselë, procesor me katër bërthama me shpejtësi 1.5 GHz, 2GB RAM, 32GB hapësirë të brendshme, kamera të pasme 13 megapikselë dhe kamera ballore 5 megapikselë.
“Gresso Regal Black” vjen në tri versione. “R1” vetëm me titan kushton 3000 dollarë, “R2” i larë me ar të bardhë 18 karat kushton 5000 dollarë, dhe “R3” i larë me ar 18 karat në ngjyrë të verdhë. Deri më tani janë krijuar vetëm 999 njësi, të cilat do të shiten në një kuti me lëkurë të zezë.