“Harmony of the seas”, i njohur ndryshe si trageti më i madh në botë, është një qytet i tërë që lundron. Ai u prezantua për publikun fundjavën e kaluar në Rotterdam dhe mund të themi se ishte një mrekulli e vërtetë.
65 metra i gjerë dhe 362 metra i gjatë, HOTS është 50 metra më i gjatë se kulla Eiffel dhe ka një kapacitet prej 8,500 personash, të cilët mund të përdorin rreth 2,747 dhoma e kabina.
Sipas “The Guardian”, janë shpenzuar mbi 1 miliard dollarë për të ndërtuar të gjithë strukturën, bashkë 23 pishinat, 42 baret, teatrin, zonën e blerjeve dhe madje edhe një pistë patinazhi në akull.
Për të parë se si duket ky “qytet” lundrues mjafton të shfletoni galerinë më lart.