Vendi që shikoni në foto ndodhet rreth 30 km larg qytetit kinez, Panjin, në deltën e lumit Liaohe dhe njihet me emrin “plazhi i kuq”, për shkak të ngjyrës që merr nga një algë e veçantë, që lulëzon në tokë të kripur.
Alga, që nis të rritet mes prillit e majit, qëndron e gjelbër gjatë verës, e ndryshon ngjyrë vetëm në vjeshtë, duke i dhënë këtë pamje. Megjithatë vetëm një pjesë shumë e vogël e zonës është e hapur për turistët.