Një 26 vjeçar është dhe milioneri më i ri nga Katari, ai ka në pronësi tashmë një Bentley, një Ferrari dhe tani drejton një Rolls Royce Ghost në vlerë prej 270,000 dollarë.
Mohammed Al Kubaisi ka arritur shpejt deri një pasuri e madhe kur i ati i tij i dorëzoi frerët e biznesit të familjes dhe si çdo njeri i ri me po këtë pasuri, ai është i pasionuar pas makinave super lukzose. Tashmë ai ka hapur botën e supermakinave në qytetin Doha.
Makinat luksoze si zakonisht të pasurit i mbajnë nëpër garazhe apo duke ngarë nëpër rrugët e Dohas, por i riu ka ardhë me një ide më ndryshe.
Ai i ka mbledhur të gjithë makinat luksoze të modeleve të ndryshme duke përfshirë McLaren, Lamborghini dhe Ferrari, duke i mbledhur në një vend ku fansat kanë mundësi ti shohin nga afër.