Ka kohë që flitet rreth ekzistimit të një labirinti tepër të madh të nëndheshëm në Egjipt.
Shumë shkencëtarë thonë se ky, në fakt, është zbulimi më i madh që është bërë ndonjëherë në këtë vend, edhe pse shumë pak është folur për të.
Po ashtu, shumë shkencëtarë thonë se, zbulimi i këtij labirinti të nëndheshëm, do të ndikojë që të rishkruhet historia. Ekzistimi i këtij labirinti antik është dokumentuar edhe në të kaluarën.
Herodoti kishte shkruar për të: Ky labirint ka 12 kopshte të mbuluara, ku dyert e tyre janë përballë njëra-tjetrës.
Aty ka dy lloje të dhomave, kurse numri i përgjithshëm i tyre është 3000. “Labirinti i humbur i Egjiptit” me të drejtë konsiderohet si njëri ndër margaritarët e humbur të historisë.