Njihuni me kryeqytetin fantazmë, 6 herë më i madh se New Yorku (Foto)

Kuriozitete

.

kryeqyteti 1471633630 8160483.jpeg

Ekziston një qytet në Birmani që njihet si Mianmar, e që pothuajse e gjithë bota perëndimore nuk ka dëgjuar për të. Kjo tingëllon disi e çuditshme, për shkak se është gjashtë herë më i madh se New York City.

E çuditshmja është se ende është edhe kryeqyteti i vendit. Dhjetë vjet më parë, qeveria birmane vendosi se ata do të lëvizin kryeqytetin nga Ranguni në Naypyidaw, i cili konsiderohej si një vendim i çuditshëm për shkak se askush nuk kishte dëgjuar ndonjëherë për të.

Në rast se ju nuk e dini, Birmania është një vend në Azinë Juglindore dhe ka një nga regjimet më të rrepta ushtarake në planet. Ata nuk kanë lejuar që demokracia të lulëzojë, edhe pse banorët e vendit janë të dëshpëruar për ndryshime politike. Që kur regjimi vendosi për të lëvizur kryeqytetin, kjo qendër ka qenë jashtë objektivave të perëndimorëve, paçka se ka kushtuar miliarda për ta ndërtuar.

Ky qytet është projektuar për të strehuar miliona njerëz, por të gjithë jetojnë në metropolin Rangun ndaj dhe qyteti është e zbrazët. Në ditë, vetëm disa punëtorë mund të shihen në qytet.

Qyteti është ndërtuar në mes të një xhungle në një rajon mjaft të pazgjedhur të vendit. Në mënyrë të çuditshme, gjithë qyteti ka WiFi, edhe pse restorantet dhe hotelet qëndrojnë plotësisht dhe krejtësisht pa konsumatorë.

Rrugët janë ndërtuar për trafik të madh por si mund të shihni nga fotot, të gjitha rrugët janë krejtësisht të shkreta. Disa nga strukturat e qeverisë të ndërtuara janë tepër të bukura, por fatkeqësisht nuk ka turistë të etur apo qytetarë të lumtur për t’i shijuar ato, transmeton syri.

Ka zëra se Burma ka punësuar teknikë nga Koreja e Veriut për të ndërtuar një labirint të tuneleve nëntokësore nën qytetin fantazme. Pjesa më e madhe e historisë së Naypyidaw është tepër misterioze, askush nuk e di se kur ka filluar ndërtimi, ose saktësisht kush e ndërtoi atë.

kryeqyteti 1 1471633608 9649943