Kjo është femra me trupin më elastik në botë, ajo mund të bëjë forma të ndryshme përmes trupit. 28 vjeçarja ruse, Julia Guenthel e njohur si Zlata e transformon veten në poza më ekstreme e të paimagjinueshme. E veshur me një lëkurë të shtrënguar ngjyrë ari, ajo ka publikuar fotot e saj më ekstreme që mund të bëhen përmes elasticitetit të trupit.
Këtë aftësi ajo e ka kuptuar që kur ka qenë 4 vjeçe, ndërsa me mbarimin e shkollës ajo filloi trajnimin në cirkun për akrobacione dhe ra në dashuri me këtë aftësi.
Trajnimi në gjimnastikë e ndihmoi atë për ta bërë më mirë elasticitetin, duke bërë që ajo të dallohet dhe të jetë e vetmja femër me këtë trup në botë.