Njihuni me çiftin që po udhëton botën lakuriq

Kuriozitete

cdff

Sipas Daily Mail-it, Nick dhe Lins, një çift në mes të tridhjetave, u bënë nudistë , pasi kishin rezervuar aksidentalisht pak kohë në një sauna krejt nudo. Qysh prej asaj përvoje, ata kanë udhëtuar botën – krejt të zhveshur – duke bërë foto nga aventurat për mediat sociale.

“Çlirimi i të hequrit të rrobave ishte i jashtëzakonshëm, ishte liri e pastër”, ka shpjeguar çifti për blogun e tyre, Naked Ëanderings. Ata thonë se puna e tyre e përditshme konsiston në eksplorim dhe gjetjen e ofertave dhe komuniteteve nudistë nëpër botë. Ky udhëtim, shpjegon dyshja, “do na çojë në Europë, Azi, Australi, Zelandë e Re, dy Amerikat dhe kush e di ku tjetër”.

333333333
Në postimet ë tjera çifti ka thënë se ndërsa u pëlqen jeta e zhveshur, ata e bëjnë këtë vetëm kur e shohin të arsyeshme, siç mund të jetë një resort nudist, në shtëpi apo diku ku mund të jenë të lirë pa gjykime.
“Nis të mësosh sensacionin e natyrshëm me të cilin nuk ke qenë mësuar por që të bën të ndjehesh mirë”, ka vërejtur çifti virtuoz i nudos. “Ndjesia e të shtririt nudo të bar, ndjesia e shkulmi të erës që kalon nëpër trup, dielli kudo në lëkurë”.
Çifti e ka hapur sitin ndaj kontributorëve për të ndarë historitë e tyre të nudizmit nëpër botë. Megjithëse siç thekson edhe Daily Mail, jo kushdo në komunitetin nudist kalon kaq për bukuri si Nick dhe Linsi.