Njihuni me 27 vjeçaren australiane që mban mend çdo gjë nga jeta e saj

Kuriozitete

fhsfhd

Në pamje të parë Rebbecca Sharrock duket një 27 vjeçare normale, por ndryshe nga bashkëmoshataret e saj vajza australiane ka një aftësi të habitshme për të rikujtuar virtualisht çdo detaj të jetës së saj, që kur ishte 12-ditëshe. Ajo vuan nga memoria autobiografike superiore, një gjendje e rrallë që i jep asaj një kujtesë të jashtëzakonshme. Ajo mund të rikujtojë detaje jo vetëm çfarë ka bërë në një ditë të zakonshme, por edhe çfarë ka veshur, madje edhe se si ka qenë moti atë ditë. Kur ishte vetëm 12-ditëshe, ajo rikujton momentin kur prindërit e kanë vendosur tek ndenjësja e drejtuesit të makinës për t’i bërë foto. Ajo rikujton gjithashtu ditëlindjen e saj të parë dhe si ia plasi të qarit kur mamaja e veshi me një fustan që i shkaktonte kruajtje. 27-vjeçarja është vetëm një nga 80 njerëzit në të gjithë botën që mund të mbajnë mend çdo ditë të jetës së tyre.
“Kjo ma bën të pamundur që të harroj qoftë një ditë të vetme të jetës sime. Po jetoj vazhdimisht me të shkuarën (emocionalisht) duke rikujtuar çdo detaj”, tregon ajo. Aktualisht ajo është përfshirë në dy kërkime shkencore në lidhje me kujtesën, me synimin për të gjetur një përgjigje se si funksionin truri i saj.

Burimi: Living