Të gjithë kemi dëgjuar për stereotipin: kush mban syze është inteligjent. Sipas një studimi nga Universiteti i Edinburgh- ut mund të ketë një të vërtetë në gjithë këtë.Bazuar te studimi, ekzistojnë disa tipare specifike që reflektojnë inteligjencë te një individ i caktuar. Më poshtë do të mund të gjeni disa karakteristika të tjera trupore që (jo domosdoshmërisht) lidhen me Inteligjencën:
Gjatësia
Njerëzit e gjatë konsiderohen si tepër të mençur për vetë faktin se centimetrat u sigurojnë status, mundësi udhëheqjeje dhe më shumë akses dhe qasje ndaj dijes dhe informacionit. Më pas, personat në fjalë ua kalojnë statusin dhe gjatësinë fëmijëve të tyre. Kështu individët e gjatë kanë punë më të mira, gjë që i lejon pasardhësit e tyre të edukohen si duhet, të cilës me shumë gjasë do të trashëgojnë gjatësinë e prindërve duke vazhduar dhe vazhduar ciklin në fjalë.
Sytë blu
Një ngjyrë e tillë mund të nënkuptojë inteligjencë të lartë. Kujtohuni që Stephen Hawking dhe Marie Curie kishin sy blu.
Kokë e madhe
Ndërsa ende mbetet i dikutueshëm fakti se madhësia e trurit kontribuon (ose jo) në inteligjencë, të paturit një kokë të madhe nënkupton një IQ (koeficient inteligjence) të lartë, për të vetmin fakt se dendësia e ulët e neuroneve do ta ndihmojë trurin të punojë në mënyrë më efikase.