Prej vitesh është thënë se nëse ke tru të madh shikimi është më i mirë. Gjithashtu truri më i madh inteligjenca më e lartë. Por si duket nuk është tamam ashtu. Vërtetë truri i madh ka lidhje me inteligjencën më të madhe, por njerëzit inteligjent ndoshta përdorin më pak pjesë të trurit të tyre.
Reks E.Xhung nga Universiteti në Nju Meksiko dhe Riçard Hajer nga Irvin kanë qenë ndër hulumtuesit e parë që kanë analizuar inteligjencën duke përdorur teknologji më moderne të fotografimit të trurit.
Në një eksperiment, pjesëmarrësit kanë zgjidhur teste të inteligjencës derisa janë incizuar me teknologjinë PET. Është zbuluar që njerëzit me rezultate më të mira në test kanë pasur aktivitet më të vogël të trurit, kanë përdorur më pak energji të trurit për ta zgjidhur testin.
Në një hulumtim tjetër, shkencëtarët e njëjtë kanë përdorur teknologji për të mbikëqyrur punën e trurit tek njerëz që kanë luajtur lojën Tetris për herë të parë në jetë, dhe pastaj pas ushtrimit 50 ditësh. Pas kësaj periudhe, aktiviteti i trurit është zvogëluar, por tek njerëzit më inteligjent ulja e aktivitetit ka qenë më e madhe.
Në shikim të parë, këto zbulime duken si oksimoron a nuk duhet truri i njerëzve më të mençur të bëjnë më shumë lidhje dhe me këtë të
shfaqin aktivitet më të madh gjatë të menduarit?
Hulumtuesit supozojnë që trutë më inteligjent janë vetëm më efikas. Ata bëjnë lidhje më të mira nervore edhe atë më shpejt, ku fitohen më shumë përgjigje të sakta në teste.