Një tjetër ndarje për aktoren turke?! Ja çfarë ka ndodhur mes saj dhe partnerit/Foto

Kuriozitete

TUBA

Pasi i dha fund martesës 6-vjeçare me aktorin Onur Saylak gjatë qershorit të këtij viti, aktorja e njohur turke Tuba Büyüküstün do të niste një lidhje të re dashurie me biznesmenin më të ri në moshë, Umut Evirgen. Çifti simpatik do të fotografohej në rrugët dhe restorantet e Stambollit, ndonëse asnjë prej tyre nuk do të zgjidhte të prononcohej rreth historisë së tyre. Në këtë periudhë portalet dhe shtypi rozë turk do të gëlonin nga lajmi i një martesë të dytë për Tuban, që sipas tyre do të mbahej në javën e parë të 2018-ës, në konsullatën turke në Romë, për të vijuar më pas në një festë private mes miqsh në shtëpinë e producentit të mirënjohur turk Ferzan Özpetek. Por, mesa duket gjërat mes çiftit nuk po shkojnë ashtu siç duhet. Sipas të përditshmes turke ‘’Sabah” i dashuri i aktores ka flirtuar me këngëtaren Defne Samiyeli në sy të Tubës gjatë një mbrëmjeje.

pizza

86dc8307cc9c9195c0f0bf6875963394 draw

Kjo e fundit ka kërkuar të largohej menjëherë këngëtarja, por ka hasur në refuzimin e partnerit.

dinga

tuba2