Një peshk robot për ushtrinë e SHBA

Kuriozitete

nemo

Ushtria amerikanë po krijon një peshk robotik i cili do të futet në territorin armik për të spiunuar pa rënë në sy.

Peshku spiun që do të ngjasojë me një peshk ton do të peshojë rreth 45 kilogramë dhe do të jetë 1.5 metra i gjatë.

I quajtur “Nemo i heshtur”, projekti është aktualisht në fazën e testimit nga marina amerikane.

Roboti do të telekomandohet por edhe mund të programohet për të bërë një rrugë të caktuar dhe të kthehet automatikisht në bazë.

Kjo është hera e parë që marina amerikane përdori një peshk robotik por ka përdorur më parë amfibë të vërtetë për misionet e saj si delfinët, balenat apo fokat.