440 këpucë të implementuara në një nga muret e Stambollit! Arsyeja? Pikërisht 440 femra janë vrarë e dhunuar nga burrat e tyre në Stamboll gjatë vitit 2019!
Kjo është forma e ‘protestës’ që shteti dhe organizatat për mbrojtjen e femrave kanë vendosur për të ndërgjegjësuar të gjithë meshkujt. Kjo gjë ka emocionuar të gjithë kalimtarët si gra e meshkuj të cilët kanë fotografuar murin dhe kanë publikuar fotografitë në rrjete sociale duke i kërkuar njeri tjetrit të mos ushtrojnë asnjëherë dhunë mbi një femër, e aq më pak ta vrasin atë!