Dashi: Kjo do të jetë një javë e bukur dhe jo pa arsye. Dashi do të mbajë vendin e parë. Hëna e kthyer nga ju do t’ju favorizojë, duke ju dhënë edhe atë nxitjen e nevojshme për të nisur një projekt që e keni menduar prej kohësh. Vetëm në fundjavë bëni kujdes, pasi do të hasni pengesa në çështjet e dashurisë. Tregohuni më të vëmendshëm ndaj partnerit, që dhe ai të ndihet më i sigurt.
Demi: Situata në punë do të jetë e paqëndrueshme. Do ta keni të pamundur që hëpërhë t’i shmangeni ndikimit negativ të planetëve. As Venusi që do të kthehet nga shenja juaj nuk do të ndikojë që gjërat të shkojnë për mirë. Edhe pse këtë herë do të mbani vendin e 12-të, mjafton që të bëni durim sepse pas datës 19 prill binomi Diell-Mërkur do të vendoset në shenjën tuaj dhe për ju do të fillojë të fryjë erë e mbarë.
Binjakët: Do të jeni këtë javë të renditur në vend të pestë. Shenja e parë e ajrit do të ketë mbështetjen e planetëve dhe kryesisht të Hënës së re të datës 12 prill. Të ardhurat do t’i keni të mira dhe mund t’i lejoni vetes që të dilni së bashku me miket tuaja dhe të bëni pazar. Do të preferoni të blini kryesisht objekte për arredimin e shtëpisë, për t’iu përshtatur stileve të reja që janë në modë tani.
Gaforrja: Të pozicionuar në vend të nëntë, Gaforret këtë javë do të jenë të përfshirë nga një gjendje dembelizmi. Venusi, Urani dhe Marsi të vendosur në pozicion të pafavorshëm do t’jua bëjnë javën të pakëndshme. Mungesa e gjallërisë vetëm sa do t’jua vështirësojë punën. Jepini forca vetes dhe mundohuni të reagoni. Në sferën e dashurisë gjërat do të ecin më mirë. Ditën e diel do të mbizotërojë pasioni në çift.
Luani: Pritet që kjo të jetë një javë e mbarë për të lindurit në shenjën e Luanit, pasi jo më kot këtë herë do të mbani vendin e dytë. Do të angazhoheni me shumë gjëra njëherësh dhe me siguri që do t’ia dilni mbanë. Do të jeni më të orientuar drejt çështjeve praktike dhe atyre profesionale. Yjet do t’ju favorizojnë, prandaj mos u druani përpara asgjëje. Do të jeni ju vetë zot të fatit tuaj.
Virgjëresha: Gjithçka që ka të bëjë me çështjet praktike dhe burokratike do të bënit mirë që ta shtynit për në pjesën e dytë të javës. Kështu, të lindurit në shenjën e dytë të Tokës do të heqin një barrë të madhe nga vetja në momentin që Jupiteri do të kalojë në pozicion të pafavorshëm. Në sferën e dashurisë nuk parashikohet që të keni ndryshime hëpërhë. Virgjëreshës i takon vendi i tetë.
Peshorja: Nuk pritet që kjo të jetë një javë e mbarë për të lindurit në shenjën e Peshores. Në aspektin e dashurisë situata do të jetë e paqëndrueshme. Do të bëni një ndryshim të beftë duke i dhënë fund një lidhjeje. Re të zeza do të shfaqen në qiellin tuaj të dashurisë, duke ju krijuar një gjendje sikleti. Por edhe pse tani nuk e shikoni kështu, në fakt do të jetë një bekim i vërtetë për ju dhe ajo shtysa që ju duhet për të bërë përpara. Këtë herë do të jeni në vend të 11-të.
Akrepi: Të pozicionuar në vend të gjashtë, Akrepat këtë javë do të jenë më mendjemprehtë se kurrë. Nuk do t’ju mungojnë idetë dhe as vullneti për t’i vënë ato në zbatim. Me përjashtim të ndonjë të papriture që mund të dalë më datë 13 dhe 14, në pjesën tjetër të javës gjithçka do të shkojë më së miri. Puna juaj e palodhshme do të japë fryte, duke kulmuar ditën e diel, atëherë kur me siguri do ta meritoni një pushim.
Shigjetari: Gjithçka do t’ju shkojë më së miri në aspektin profesional. Do të hasni ndonjë vështirësi tek-tuk ditën e enjte deri të shtunën në darkë, por më pas gjithçka do të jetë në avantazhin tuaj. Ata që punojnë si profesionistë të lirë, me siguri që do të arrijnë t’i realizojnë synimet e tyre. Më pak entuziazmuese paraqitet situata për ata që punojnë nën varësinë e dikujt. Shigjetari këtë javë do të jetë në vend të katërt.
Bricjapi: Një gjendje ankthi do t’ju shoqërojë përgjatë gjithë javës. Do të keni atë ndjesinë sikur po ecni mbi një tel të tendosur, qoftë kur bëhet fjalë për çështjet profesionale edhe për ato personale. Shkak për këtë do të bëhet Jupiteri, i cili do të zhvendoset tek Ujori. Ndikim do të kenë edhe Urani që do të zhvendoset në shenjat e Tokës dhe Saturni në ato të ajrit. Zhvendosja e planetëve do t’ju shtyjë dhe ju drejt ndryshimeve të mëdha dhe do t’ju pozicionojë në vend të 7-të.
Ujori: Ujori do të jetë këtë javë i renditur në vend të tretë. Në aspektin profesional situata do të jetë shumë e mbarë. Nga dita e enjte deri të dielën ju pret një punë e madhe, ama rezultatet do të jenë të kënaqshme dhe prandaj do të ndiheni të shpërblyer. Do t’ju njihen meritat nga eprorët dhe kolegët dhe kjo do t’jua rritë vetëvlerësimin. Në aspektin sentimental nuk pritet që të ketë ndryshime.
Peshqit: Një gjendje amullie do ta karakterizojë shenjën tuaj, sidomos më datat 15, 16 dhe 17 prill. Do të tregoheni veçanërisht të dashur me dikë, me synimin e vetëm që të merrni diçka në këmbim. Një dinamikë e tillë do të paraqitet kryesisht në raportin prind-fëmijë. Nuk parashikohet që të ketë ndryshime të mëdha as në aspektin profesional, as në atë sentimental. Peshqit do të mbajnë këtë herë vendin e dhjetë.