Një dozë magjie, nga ndërtesat me arkitekturën më unike në botë!

Kuriozitete

arkitekture
Ka shumë ndërtesa unike nëpër botë që me të vërtetë e meritojnë vëmendjen tonë. Duke bërë një kërkim të vogël, gjetëm shumë të tilla me një arkitekturë përtej imagjinatës tonë.

49132325 316804335842594 306076772720443392 n

1.Ndërtesa Lotus, Kinë

Duke lulëzuar nga një liqen artificial në qendër të Wijun, Kinë, është ndërtesa Lotus. Ideja e ndërtimit të kësaj ndërtese ishte krijimi i një atmosfere të mrekullueshme në çfarëdolloj stine apo moti. Ndërtesa është shtëpia e departamenteve të zyrës së planifikimit të qytetit.

49044816 210688489877868 4751213790589091840 n

2.Një hotel i mrekullueshëm në Alpe

Edhe pse ende një koncept, nuk mund ta linim pa e përmendur. Është menduar dhe planifikuar të ndërtohet në Alpe. Hoteli ka një pamje të mrekullueshme të maleve dhe një fasadë gjigande xhami.

48422275 353285748802876 3920403576072962048 n
3.Tempulli Lotus, Indi

Një tjetër ndërtesë në formën e lules lotus është një tempull, i cili quhet si shtëpia e besimit të Bahá’í. Dyert janë gjithmonë të hapura për këdo pavarësisht nga feja, si dhe të nënta hyrjet të çojnë në sallën kryesore të tempullit, gjë që simbolizon unitetin e feve.

49007341 1980647602229726 3109224609094828032 n
4.Shtëpitë kubike, Hollandë

Ka një grup prej 40 shtëpish në rrugën Overblaak, Rotterdam. Ato janë të ndërtuara në atë mënyrë që të duket sikur bota është kthyer me kokë-poshtë.

49097768 274345613249577 492341872191078400 n

5.Atomiumi, Bruksel

Ata që e shohin ndërtesën mund të mendojnë se është thjesht diçka prej metali, por nëse ndjek rrugën e tubave mund të arrini në një muze shkencor ose në një restorant.