Për votuesit e zgjedhjeve në Irlandë, kjo situatë i ngjason një komedie romantike. Holly Cairns, një kandidate Social-Demokrate, garon kundër partnerit të saj, Christopher O’Sullivan, kandidat i Fianna Fail për të përfaqësuar zonën elektorale të Cork South-West.
”Shkojmë shumë me njëri-tjetrin, por për sa i përket politikës, jo dhe aq”,-tha Cairns për gazetën irlandeze, Echo. “Të gjitha lejohen në luftë dhe dashuri. Jam gati”.
Cairns u zgjodh vjet si anëtare e këshilli e kontesë Cork për Social Demokratët, një parti e vogël dhe e majtë. O’Sullivan fitoi gjithashtu për Fianna Fail, një parti e qendrës. Ai u bë kryetar i këshillit. Edhe pse ishin të lidhur, partitë respektive i përzgjodhën për të garuar për të përfaqësuar Cork South-West. “Edhe pse e dija që mund të garonim kundër njëri-tjetrit, tani që ndodhi më duket sikur jam në një komedi romantike të bërë keqazi”,-tha Cairns për Echo.