Ngjarjet më të rëndësishme që pritet të ndodhin në vitin 2019!

Kuriozitete

2019 event
2019-a do të jetë një vit i pasur me përvjetorë dhe evente të veçanta dhe për këtë arsye, janë shumë vende të cilat ia vlen të vizitohen në 12 muajt e ardhshëm.
Më poshtë do të gjeni një listë mbi ngjarjet më kryesore që pritet të ndodhin gjatë vitit 2019.
1. Sziget Festival në Budapest
Gjatë verës në Budapest do të zhvillohet Sziget Festival. Ky festival do të zhvillohet nga data 7 deri më 13 gusht në ishullin jo shumë larg nga kryeqyteti i Hungarisë, i cili këtë vit ka një program të larmishëm. Në skenë, këtë vit, do të ngjiten këngëtarë dhe grupe të famshme si Ed Sheeran, Florence + The Machine, Foo Fighters, Twenty One Pilots, The 1975 dhe Martin Garrix. Nëse jeni në gusht në Budapest, mos e humbisni Sziget Festival.
2. Kampionati Botëror i Notit në Korenë e Jugut
Në Korenë e Jugut do të zhvillohet edicioni XVIII i Kampionatit Botëror të Notit. Qyteti i Gwangju do të mirëpresë notarët, zhytësit dhe sportistët më në zë në botë, të vendosur të lënë shenjë në historinë e sportit. Nëse ndodheni në Korenë e Jugut, nga data 14 – 30 korrik, ju këshillojmë të merrni pjesë në një nga ditët e Kampionatit Botëror të Notit.
3.Eklipsi i plotë i Diellit në luginën Elqui
Jo vetëm art dhe evente sportive, gjatë 2019-s do të ndodhin edhe fenomene natyrore të cilat ia vlen t’i shihni. Ndër to është eklipsi i plotë i Diellit më 2 korrik. Që ta shihni sa më mirë, ju këshillojmë të shkoni në Provincën e Elqui, në Kili, jo shumë larg nga shkretëtira e Atacama. Bëhet fjalë për një rajon që karakterizohet nga kodra, lumenj, maja të gjelbra e fshatra të vegjël, vendi ideal për ta parë eklipsin. Nëse ndodheni në Kili në 2 korrik, mos e humbisni eklipsin e Diellit në Luginën e Elqui.
4.Përvjetori i Bauhaus në Berlin
Pak lëvizje artistike mund të kenë të njëjtën rëndësi të Bauhaus, shkolla gjermane e dizajnit dhe arkitekturës, ndër më të famshmet në botë, e detyruar të mbyllet më pas për shkak të periudhës naziste. Në 2019-n shënohet 100-vjetori i Bauhaus. Me këtë rast do të zhvillohet një festival në qytetin e Berlinit, ku janë parashikuar ekspozita, shfaqje, retrospektiva, por nuk do të mungojë muzika dhe spektakle të frymëzuara nga përfaqesuesit kryesorë të lëvizjes. Nëse ndodheni në Berlin, nga janari në dhjetor, mos i humbisni eventet e ndryshme me rastin e 100-vjetorit në Bauhaus.