Nga vizita tek dermatologu deri tek kostot: Ja çfarë duhet të keni parasysh kur dëshironi të fshini një tatuazh…

Kuriozitete

tatt rem
Shumë njerëz pendohen për tatuazhet që kanë bërë në një periudhë të caktuar të jetës së tyre. Arsyet përse duam të fshijmë një tatuazh janë të ndryshme, nuk na pëlqejnë më, kemi qenë aq të dashuruar saqë kemi shkruar dhe emrin ose inicialet e ish partnerit/es dhe shumë e shumë arsye të tjera
Por para se të vendosni të fshini një tatuazh duhet të keni parasysh se nuk është aq e thjeshtë. Përveç dhembjes, ka disa gjëra që të tjerët nuk u’a thonë derisa ju vetë shkoni të hiqni tatuazhin. Më poshtë keni një listë mbi gjërat që duhet të keni parasysh përpara se të fshini një tatuazh.

865c8fa535a2153848c4c2498814e5a1
1. Gjëja e parë që duhet të bëni është të konsultoheni me një mjek dermatolog.
2. Periudha për të hequr tatuazh mund të zgjasë nga 6 muaj deri në 1 vit.
3. Fshirja e tatuazhe shpesh shoqërohet me një faturë mjaft të lartë.
4. Eksiztojnë disa lloje bojrash që janë vështirë të hiqen.
5. Përgatituni për gjilpërat, pasi fillimisht duhet pastruar pjesa e tatuazhit para se të fillojë laseri. Është një proces me dhembje, që mund t’ju shqetësojnë një javë pas çdo seance.
6. Duhet të jeni shumë të kujdesshëm kur të visheni që të mos ta prekni zonën e tatuazhit me rroba ose sende të tjera.
7. Gjatë fshirjes së tatuazhit mund t’ju hapen edhe plagë, por asgjë për t’u shqetësuar pasi është diçka mëse normale.