Nga vendi i 1 në të 12, zbuloni si renditet shenja juaj e horoskopit në javën e fundit të qershorit

Kuriozitete

Dashi: Kjo do të jetë një javë e mbarë për ju dhe këtë herë shenja juaj do të kalojë në vend të dytë. Era do të fryjë në favorin tuaj, kur bëhet fjalë për ndjenjat, edhe pse do të ketë ditë që Venusi dhe Mërkuri do të jenë në disonancë. Do të jeni në humor të mirë, sepse Jupiteri ju dhuron energji pozitive. Nuk do të mungojnë pasioni dhe romanca, sidomos për ata që janë të martuar.

Demi: Do të renditeni në vendin e dhjetë. Edhe Saturni, edhe Marsi do të jenë të kthyer në pozicion të pafavorshëm për shenjën tuaj, duke ju bërë të ndiheni nervozë. Do të keni ndjesinë, edhe pse të gabuar, se nuk mund t’i arrini objektivat që i keni vënë vetes. Një miku juaj e ka shumë për zemër t’ju kërkojë ndjesë për një padrejtësi që ju ka bërë. Jepini mundësinë të shfajësohet, në mënyrë që të rikuperoni marrëdhënien me të.

Binjakët: Për këtë javë ju takon vendi i katërt. Të lindurve në 20-ditshin e parë të shenjës do t’u duhet të sqarohen me të dashurin e zemrës. Pritet që gjithçka të shkojë mirë, pasi Venusi do të jetë i kthyer nga shenja juaj. Në aspektin profesional do të keni të reja të pakëndshme dhe zvarritje të punëve. Kjo mund t’ju krijojë shpërqendrime dhe nuk përjashtohet mundësia që të bëni figurë të keqe në sy të eprorit tuaj.

Gaforrja: Vendi i tretë për të lindurit e Gaforres për këtë javë. Pritet që të keni përmirësime në sferën ekonomike. Është ende herët për të folur për të ardhura kolosale, por jeni në rrugë të mbarë. Dielli dhe Urani do t’ju favorizojnë. Do të keni të reja dhe në aspekte të tjera të jetës, sepse Hëna është e kthyer nga shenja juaj. Pritet që të kaloni mbrëmje të këndshme në shoqërinë e partnerit dhe të miqve.

Luani: Vendi i nderit për këtë javë i takon të lindurve të shenjës së Luanit. Gjithçka duket se do të shkojë më së miri në sferën profesionale, sidomos për të lindurit në dhjetëditëshin e tretë të shenjës. Për të lindurit në dhjetëditëshin e parë dhe të dytë ky është momenti i përshtatshëm për të vënë në zbatim disa ide të vjetra. Do të kaloni një fundjavë interesante në shoqërinë e një personi mjaft të veçantë për ju.

Virgjëresha: Do të jeni këtë javë në vend të pestë. Mërkuri dhe Urani do t’ju favorizojnë në aspektin profesional. Kjo do të vërehet sidomos për ata që punojnë në mënyrë të pavarur. Edhe kurset profesionale do të ishin një ndihmë e madhe. Të reja do të kenë edhe beqarët Virgjëresha. Ndokush mund t’ju bëjë një ftesë të papritur për darkë. Mos u mbyllni në vetvete, por kushtojini rëndësi bisedës me të, sidomos gjatë takimit të parë.

Peshorja: Një pozicionim jo i mirë për këtë javë, pasi ju takon vendi i 11-të. Bëni kujdes me mënyrën si shpreheni këto ditë, pasi mund të thoni diçka të pamenduar, duke krijuar bezdi te të tjerët. Në marrëdhënie me partnerin ndiheni të pasigurt. Me sa duket, keni ende gjëra për të sqaruar me të. Është e rëndësishme që ta bëni këtë sa më shpejt të jetë e mundur, pasi nuk pret më puna.

Akrepi: Vendi i shtatë për këtë javë për ju. Dielli dhe Mërkuri do të jenë të kthyer nga shenja juaj, duke ju ndihmuar në aspektin sentimental. Marrëdhënia në çift do të forcohet më tepër. Të favorizuar do të jenë dhe beqarët, pasi tani do të kenë mundësi të lënë takim me personin që e shikojnë prej kohësh që së largu. Mundohuni gjithashtu që t’i shikoni gjërat edhe nga këndvështrimi i të tjerëve dhe mos këmbëngulni më kot edhe atëherë kur e kuptoni se nuk keni të drejtë.

Shigjetari: Kjo do të jetë një javë e vështirë, aq sa do të renditeni në vend të fundit. Dielli i kthyer nga shenja e Gaforres dhe Marsi në shenjën e Dashit do të ndikojnë për keq te ju. Do të ndjeni se po ju shterojnë energjitë. Do të jetë mirë që bisedimet për çështjet e punës të zhvillohen në javët që do të pasojnë. Organizojeni më mirë kohën tuaj, në mënyrë që të përfundoni gjithçka brenda afatit.

Bricjapi: Vendi i tetë këtë herë i takon shenjës së Bricjapit. E gjithë vëmendja do të jetë te fëmijët. Do të përqendroheni më së shumti në edukimin e tyre. Është mirë që masat e rrepta që keni marrë ndaj tyre gjatë javëve të kaluara të zbuten paksa, për t’iu dhënë më shumë liri veprimi. Për ju vetë është e këshillueshme që të merrni një periudhë pushimi, në mënyrë që të rifitoni energjitë e humbura.

Ujori: Këtë javë ju takon vendi i nëntë. Me sa duket, komunikimi nuk do të jetë pika juaj e fortë këto ditë. Vendosja e Saturnit në pozicion të pafavorshëm do të bëhet shkak që të flisni pa u menduar. Në këto raste është më mirë të heshtni. Mundohuni që të jeni optimistë për projektet tuaja të ardhme. Ta shikoni gotën gjysmë bosh, me siguri që nuk ju ndihmon. Jini më ambiciozë dhe të vendosur, në mënyrë që të shikoni rezultate.

Peshqit: Do të jeni këtë javë në vend të gjashtë. Ata që janë të papunë, me siguri që do të marrin oferta pune. Këshillohet që t’i merrni në konsideratë këto propozime, edhe në rastin kur paga nuk është e kënaqshme, sepse mund t’ju ndihmojë gjithsesi në të ardhmen. Në sferën personale yjet ju këshillojnë që të flisni me një mikun tuaj. Thojeni hapur atë që mendoni dhe sqaroni çdo dyshim që keni.