Nga shtëpia tani ju dhe fëmijët mund të shihni të gjithë kopshtet zoologjike në botë

Kuriozitete

Me të vërtetë jemi të izoluar në shtëpi dhe nuk mund të lëvizim për të shijuar natyrën apo dhe vende të ndryshme të botës. Nëse ju por dhe fëmijët jeni mërzitur sado pak mjafton të vizitoni online në faqet e tyre zyrtare të gjitha kopshtet zoologjike, apo muzetë dhe do t’ju duket sikur jeni fare pranë tyre.

Për shembull, kopshti zoologjik “Cincinnati” ka një shfaqje live të quajtur “Home Safari”,  në Facebook në orën 3 pasdite, e cila tregon nga një kafshë çdo ditë, së bashku me një aktivitet që mund të bëjnë fëmijët.

Kopshti zoologjik “San Diego” gjithashtu transmeton drejtpërdrejtë pamje gjatë gjithë ditës, përfshirë elefantë, koala apo panda, të cilat mund t’i ndiqni në një moment kur keni nevojë të shpërqendroheni.

“Atlanta” ju ofron mundësinë për të ndjekur pandat, ndërsa “Melbourne” ju lejon të shihni secilën kafshë që ka, duke filluar që nga leopardi e deri tek gjirafat.

Akuariumi “Shedd” dhe akuariumi “Georgia” ju japin mundësinë të shihni atë që ndodh pas skenave, qoftë me pamjet live apo me video që tregojnë kafshët, përfshirë pinguinët.

Muzeu Metropolitik i Artit ka një gamë të videove që tregojnë pamje në 360 gradë të ndërtesave, të cilat në sfond kanë muzikë relaksuese.

Muzeu I Louvrit në Francë gjithashtu ju fton për të ndjekur të gjithë veprat e artit që ndodhen aty mjafton të hyni në faqen e tyre zyrtare.

Muzeu “Picasso” në Barcelonë dhe Muzeu “Dali” në Florida, ofrojnë pamje të ndryshme virtuale, nga dyqani i dhuratave deri tek pikat më tërheqëse brenda vendit.