Nga shenjat zodiakale më dorështrënguara deri tek ato që vdesin për luks

Kuriozitete

Dashi: I pëlqen të bëjë shopping luksoz, pothuajse në mënyrë kompulsive. Blen duke u bazuar vetëm tek emocionet

Demi: Është natyrë materialiste, e do luksin. Shopping ‘low cost’ nuk bën për këtë shenjë.

Binjakët: Shpesh lunatikë dhe kapriçozë, nuk janë kursimtarë të mirë!

Gaforrja: Është shenjë kursimtare, vështirë të blejë pa racionim.

Luani: Është një shenjë shumë ambicioze, tenton të kursejë për  t’u përqëndruar tek diçka luksoze dhe më pas të shpenzojë më shumë.

Virgjëresha: Kjo shenjë kursen, ndonjëherë më shumë se duhet. Vështirë t’i dorëzohet ndonjë kënaqësie të vogël.

Peshorja: Me shpirt shumë rinor, kjo shenjë shpenzon shumë për eventet që kanë të bëjnë me mbledhjet e miqve.

Akrepi: Një shenjë gentlemen-e si kjo, preferon të mos flasë për çështje materiale si paratë ose si t’i kursesh apo shpenzosh ato.

Shigjetari: Nuk bazohet shumë tek materializimi i parasë, por tek cilësia e përvojave.

Bricjapi: Ka një qëndrim shumë negativ ndaj atyre që shpenzojnë për gjëra të tepërta apo ekscentrike.

Ujori: Shumë bujar dhe ëndërrues, ujori ka tendencë të shpenzojë më shumë se sa fiton!

Peshqit: Zakonisht janë të shpërqëndruar dhe nuk mendojnë shumë për paratë e aq më tepër t’i kursejnë ato.