Nga rënia prej lartësisë tek përplasja me makinë, cilat janë kuptimet e këtyre 5 ëndrrave të frikshme

Kuriozitete

Ëndrrat janë mendime dhe imazhe, tinguj, zëra dhe ndjenja subjektive që i përjetoni kur jeni në gjumë. Psikologu dhe eksperti i ëndrrave Ian Wallace, i cili ka interpretuar më shumë se 150 mijë ëndrra në më shumë se 30 vite praktikë, ka hartuar një listë me 5 ëndrrat më të frikshme dhe kuptimin e tyre.

Ëndërroni sikur po fluturoni – Të gjithë që kanë parë filma me superheronj kanë ëndërruar të paktë 1 herë. Po çfarë do të thotë? Të fluturosh në ëndrra simbolizon të jesh i lirë dhe i çliruar, sidomos pasi keni marrë një vendim të rëndësishëm në jetë.

Ëndërroni sikur po rrëzoheni – E kemi parë të gjithë këtë ëndërr dhe është e frikshme. Ndjenja e rënies nënkupton se jeni duke u varur më shunë se duhet tek një situatë, apo person i caktuar dhe keni nevojë të çliroheni. Sa më e lartë dhe e shpejtë të jetë rënia, aq më i varur ndiheni.

Ëndërroni sikur ju ndjekin – Të gjithë jemi ndjerë të ndjekur gjatë një ëndrre. Ndonjëherë është shumë e frikshme, apo jo? Por ç’do të thotë kjo gjë? Shumë e thjeshtë,nuk doni të përballeni me një problem që ju përndjek prej kohësh.

Ëndërroni sikur bëni aksident me makinë – Vërtetë e frikshme, por çfarë zbulon kjo ëndërr për psikikën tonë? Me sa duket, jo atë që mendoni. Kjo ndjenjë e të qënit ”jashtë kontrolli” në thelb do të thotë që ju nuk mendoni se keni kontroll të mjaftueshëm mbi rrugën tuaj drejt suksesit.

Ëndërroni sikur jeni lakuriq në publik – Ndërkohë që të gjithëve mund t’ju pëlqejë të rrini lakuriq në rehatinë e shtëpisë, ideja e të qënit lakuriq në publik ju tmerron. Kjo ëndërr nënkupton se jeni të dobët dhe të ekspozuar dhe nënkupton që ndoshta duhet të keni pak më shumë besim në aftësitë tuaja.