Nga qarja me shoqet deri tek blloku në rrjete sociale, si reagojnë shenjat e horoskopit pas një ndarjeje

Kuriozitete

Luani: Ish i dashuri i kujt?! Nuk është aspak habi që në takimet e gjata mes mikeshash, kur flitet që nga depilimi i këmbëve e deri tek dënesa kolektive për dashuritë e humbura, të mos kujtoni më emrin e të dashurit. Arsyeja është shumë e thjeshtë, në momentin që një lidhje merr fund, ai person pushon së ekzistuari për ju. Thellë brenda vetes nuk e keni fshirë akoma nga kujtimet dhe përjetimet dhe duhet pak kohë që ta bëni këtë gjë, por sa më të pak të mendoni e flisni për të, aq më mirë është.

Virgjëresha: ‘’Përse? Pse mua? Oh Zot, çfarë kam bërë për ta merituar gjithë këtë?’’, sa nga ju Virgjëresha nuk ia ka bërë të paktën 100 herë në ditë vetes pyetje të tilla? Fundi i një marrëdhënieje mund të shndërrohet në një makth për Virgjëreshën,e cila vazhdon të torturojë veten lart e poshtë duke kërkuar shpjegime. Natyra e saj detajiste bën që shpeshherë të kapet pas çdo indikacioni për të kuptuar pse gjërat arritën në këtë pikë.

Peshorja: Për Peshoren është shumë e vështirë që t’i japë fund një marrëdhënieje, aq më tepër pasi ka falur gjithë vëmendjen, dashurinë dhe përkushtimin e saj. Kjo është edhe arsyeja pse përpiqet që ta vonojë sa më shumë vendimin e ndarjes me shpresën se gjërat do të përmirësohen në të ardhmen. Në të vërtetë ky është edhe gabimi i saj më i madh pasi në këtë mënyrë vetëm sa lëndon veten.

Akrepi: Nuk dimë nga t’ia nisim. Së pari, të gjithë të lindurit nën shenjën e Akrepit duhet të dinë q ëish-at tuaj kanë frikë nga ju. Doni të dini përse-në? Shumë e thjeshtë, ju jeni aq moskokëçarës që as e çoni në mend të derdhni qoftë një pikë lot për ata që ju kanë humbur. Nga jashtë jepni idenë sikur jeni të fortë dhe të papërshkueshëm nga emocionet, mirëpo me kalimin e kohës do të mësoni se duhet të shprehni emocionet dhe jo t’i mbyllni ato.