Veprat e artit krijojnë rregulla, kurse rregullat nuk krijojnë vepra arti. Dhe filmat janë modeli më i gjallë i ndryshimit të jetës dhe thyerjes së tabuve e dogmave në shoqëri. Karakteret e forta të personazheve në pelikul, kanë krijuar karaktere të forta edhe në jetën reale.
Malena u mësoi shumë grave që duhet të ecin para me kokën lart pavarësisht gjithçkaje, kurse Miranda Priestly frymëzoi modelin e një lidershipi të fortë në duart e një gruaje. Dhe Tring ka krijuar një album me të gjitha këto figura që kanë ushqyer stilin tonë të të jetuarit në vite dhe na kanë frymëzuar për ndryshime e vendime të mëdha, pikërisht në #WomensWeek.
Nga data 1 deri me datë 8 mars, të gjithë filmat e kanalit Tring Life do u dedikohen, historive të vërteta të grave që kanë lënë gjurmë në jetët tona. Mos i humbisni!