Nga heqja e manikyrit deri tek pastrimi i lëkurës: 4 funksione të alkoolit që nuk i paskemi ditur!

Kuriozitete

alkoli
Thuhet se 1 gotë verë në ditë është e këshillueshme për organizmin tonë. Për të gjithë admiruesit e alkoolit dhe jo vetëm më poshtë do të kemi të listuara katër funksione të tjera të alkoolit që nuk i paskemi ditur më parë.
1.Harruat të hidhnit deodorant? Mund të përdorni alkool në vend të tij.
Dolët shumë herët në mëngjes pasi duhet të jeni në zyrë përpara shefit tuaj dhe harruat të hidhnit deodorant. Mos u shqetësoni! E vetmja gjë që do t’iu nevojitet është pak alkool dhe ja ku u bë.Alkooli eleminon bakteret që shkaktojnë erën e keqe të djersës, për më tepër ai gjendet në të gjitha kutitë e ndihmës së shpejtë,pasi shërben edhe si disifektues plagësh.Vetëm se duhet ta përdorini me masë, pasi mund të shkaktojë irritim të lëkurës.
2.Heq qimet e mbetura në lëkurë.
Më në fund një zgjidhje për makthin tonë më të madh.Qimet në lekurë përvecse janë tmerrësisht shumë të vështira për t’u hequar nuk janë as estetike. Pasi depiloheni, disa zona mund të mbeten si pika të kuqe.Zgjidhja është që të kaloni një pambuk me alkool në lëkurë, për të eleminuar irritimin e saj.

alkooli
3.Hidheni poshtë Açetonin, mund të përdorni alkooli.
Përdorni alkool në vend të açetonit. Shpesh herë kjo substancë mund të dëmtojë lëkurën si dhe të shkaktojë ndjesi të pakëndshme me aromën e fortë.
4.Për të pastruar lëkurën.
Ky është një funksion që pak a shumë e dinim. Shpesh herë kemi përdorur raki për të pastruar plagë në lëkurë. Peroksidi i benzinolit, që gjendet zakonisht në alkool,mund të shërbejë si ilaç kundër akneve. Alkooli mund të shërbejë si metodë kuruese për aknet, për shkak të vetive antiinflamatore . Nga ana tjetër, alkooli, zbut lëkurën dhe parandalon zhvillimin e akneve të tjera.