1768 – Philip Astley paraqet cirkun e parë modern në Londër.
1793 – Jean-Pierre Blanchard është personi i parë që fluturoi me balon ajri në Shtetet e Bashkuara.
1799 – Kryeministri britanik William Pitt i Riu vendos për herë të parë një taksë mbi të ardhurat, për të mbledhur fonde për financimin e luftës kundër Napolonit.
1878 – U nda nga jeta Viktor Emanueli II, mbreti i Sardenjës nga viti 1849 deri më 1861. Ai u bë mbreti i Italisë së bashkuar, për herë të pare, që prej shekullit të 6-të. Italianët i dhanë atij epitetin “Ati i atdheut”
1900 – U themelua Klubi Sportiv Lazio në Romë, Itali.
1996 – Ndërpritet ura ajrore humanitare për Sarajevë, ura më e madhe ajrore në historinë e aviacionit, pas bllokadës sovjetike të Berlinit. Gjatë tre viteve luftë në Bosnjë-Hercegovinë, janë kryer 13.000 fluturime humanitare, ku janë dorëzuar më shumë se 160.000 ton ndihma.
2007 – Shefi ekzekutiv i kompanisë Apple, Steve Jobs, publikon iPhonin e parë. Në fjalën e tij, Jobs tha, “Kam qenë në kërkim për dy vjet e gjysmë dhe sot, Apple shpall rishpikjen e telefonit.”