“Princeshë Diana e kuptoi shumë herët fuqinë e grimit dhe të një modeli të bukur flokësh nuk kurrë nuk i nënvlerësoi këto të fundit” kështu është shprehur një herë artistja personale e makeup-it të Princeshës ikonë , Mary Greenëell. Nga lapsi i syve ngjyrë blu, deri tek prerja e guximshme,e Lady Diana njihet për stilin e saj unik dhe miliona njerëz besonin se veç bukurisë natyrale, Diana fshihte dhe disa truke bukurie, të cilat do i zbulojmë më poshtë.
1-Ndiqte një rutinë të rregullt për kujdesin e lëkurës
Ndonëse cilësia e lëkurës së princeshës ishte gjenetike, sipas Mary Greenëell, Diana nuk shmangte kurrë një hap të vetëm të rutinës e cila përfshinte: tonikun, hidratuesin; serumin dhe kremin kundr diellit.
2-Nuk privohej nga orët e plota të gjumit
Këllëfët e jastëkut i kishte mëndafsh dhe Princeshë Diana kurrë nuk privohej nga orët e plota të gjumit. Kjo ishte arsyeja përse Princesha nuk kishte kurrë shenjë lodhjeje në lëkurë.
3-Bëni gjithçka në moderim. “Pasi fillova të punoja me të, kuptova që Diana bënte gjithçka me masë” “Ajo nuk konsumonte alkool apo cigare dhe kurrë nuk e tepronte me të ëmblat apo çado gjë tjetër që mund të ndikojë në cilësinë e lëkurës.
4-Mos përdorni asnjëherë një laps me të njëjtën ngjyrë si sytë tuaj. Peneli i kaltër do të lidhet përjetësisht me imazhin e Dianës.
5- Bojë për vetullat
Vetullat janë kornizë e fytyrës dhe Diana nuk dilte asnjëherë pa i lyer këto të fundit, apo pa aplikuar bojë një herë në kaq kohë.
6- Asnjëherë mos dilni nga shtëpia pa u lyer me parfum
“Ajo gjithmonë, gjithmonë, gjithmonë mbante një parfum me vete në çantë” thotë grimierja e saj personale. Ishte si një lloj prekjeje e fundit e bukurisë për të
7.-Guxoni me flokët tuaj, këto të fundit janë gjysma e bukurisë.