Prirja për të tradhëtuar varet nga shumë faktorë, por yjet duket se luajnë një rol kyç! Se sa të pabesë jeni, është e shkruar në yje dhe ju nuk mund të bëni asgjë ! Numri që do të gjeni pas komentit, për secilën shenjë, tregon se sa tradhtare është shenja përkatëse nga 0 në 10.
Dashi
Kjo shenjë flirton me qejf të madh po e di mjaft mirë se ku i ka kufijtë ! Jo rrallë herë e tepron me komplimentat, por gjithçka mbetet me aq ! 4
Demi
Demi hedh guri dhe fsheh dorën! Tradhëton dhe përpiqet t’ju hedhë hi syve me dhurata, me gjeste të tepruara! Nëse jeni në një situatë të tillë, bëhuni vigjilentë të kapni çdo shenjë të pazakontë.
(8)
Binjakët
Është shenjë e lëkundur që jeton momentin! Nuk mendon për pasojat dhe nëse tradhton e bën jo për t’ju lënduar, por sepse është shenjë e papërgjegjshme. (10)
Gaforrja
Gaforrja është ndër shenjat më emocionale të zodiakut dhe nuk do të bënte asgjë për të lënduar njeriun e zemrës ! Madje hyn tek ato shenja që e fal tradhëtinë, vetëm për të mos prishur harmoninë familjarë. (1) për mos t’i bërë fare ëngjëj
Luani
Nëse tradhëton e bën sepse është i zemëruar i lënë pas dore. Mos e bëj të ndihet i tillë sepse do të të bëjë të qash. (5)
Virgjëresha
Është një shenjë që tipari kryesor i së cilës është logjika e ftohtë , ndaj para se të ndërmarrë një veprim Virgjëresha matet 100 herë ! Ka sens praktik dhe mendon gjithmonë për pasojat e veprimeve. Është dembele prandaj edhe qendron larg tradhëtive. (3)
Peshorja
Tradhëtia e Peshores shfaqet pothuajse gjithmonë si formë testimi ndaj partnerit por asnjëherë nuk kalon në veprime konkrete. (4)
Akrepi
Rrëmbehet nga pasionet e reja vetëm për arsyen se jeta e përditshme e mërzit. Mund të tradhëtojë kur e pushton dëshira. Nga 0 në 10
Shigjetari
E mërzit përditshmëria. Shigjetari tradhton pa mend ! Mund të shkojë në krevat me dikë që nuk e njeh dhe të nesërmen është në gjendje të harrojë gjithçka. (9)
Bricjapi
Nëse është i dashuruar mund të përmbahet. Nëse nuk është mos ki besim asnjëherë! (4)
Ujori
Lërë në lirinë e tij dhe gjithçka do të shkojë mirë. Nëse nuk e bën, do të dijë ta prishë marrëdhënien prej ndjesisë së mbytjes. (6)
Peshqit
E vret gjatë mendjen, përpara se të tradhëtojë. Nëse të tradhëton, më pas pendohet shumë prandaj mendohet gjatë. (3)