Neuroshkencëtari zgjidh misterin e fustanit që ndryshonte ngjyrë

Kuriozitete

roitorito32

Fustani i famshëm që shfaqej kudo në rrjetet sociale, gjatë vitit 2015, ‘i çmendi’ të gjithë. Njerëz të ndryshëm shihnin ngjyra të ndryshme të vizave të tij. Dikush i shihte blu, një tjetër të arta e dikush të zeza. Lidhur me këtë, u bë një studim me 13.000 njerëz nga neuroshkencëtari Pascal Wallisch i Universitetit të New York-ut. Rezultatet u publikuan në ‘Journal of vision’ duke shpjeguar se:

“Imazhi original ishte shumë I ekspozuar ndaj dritës, pra, bruimi i saj ishte i pasigurt. Si rezultat, të gjithë ne kemi bërë hamendësime mbi llojin e ndriçimit të përdorur në foto dhe kjo ka ndikuar në perceptimin tonë të ngjyrës. Hijet janë blu prandaj predispozita është të shohim blunë për të parë imazhin. Nga ana tjetër, dritat artificiale ndikojnë dhe ne mendojmë se janë ato që ndriçojnë fustanin dhe truri e eleminon këtë ngjyrë duke na bërë të mendojmë që ai është blu dhe i zi.

Duke hetuar ritmin e jetës së njerëzve që morrën pjesë në studim, studiuesi zbuloi se perceptimi i ngjyrave kushtëzohej nga sasia e dritës diellore që ekspozohet secili prej tyre. Ata që zgjohen herët dhe kalojnë më tepër kohë në dritë natyrale, e shohin fustatnin të bardhë dhe ngjyrë ari. Ata që jetojnë më shumë gjatë natës duke kaluar më tepër orë me drita artificiale, e shohin të zi dhe blu.

Nga Living