Nëse nuk arrin të zgjohesh në mëngjes, vuan nga klinomania

Kuriozitete

Në mëngjes i them pasqyrës, një masazh të lehtë fytyrës. Nëse në mëngjes nuk jeni si flutura dhe braktisja e krevatit është tragjike, ndoshta nuk është sepse jeni përtacë. Të gjithë ata që nuk çohen dot nga krevati me zilen e parë, duhet të informohen më mirë, sepse më shumë mundësi ata vuajnë nga një patologji.

Sipas ekspertëve ajo quhet klinomania, një patologji e sjelljes e cila është një dëshirë e pa kontrolluar për të qëndruar në shtrat. Një vend në të cilin ndihemi të sigurt nga bota. Një lloj foleje, apo përqafimi mëmësor që është e pamundur të braktisësh.

Lini mbas krahëve stresin dhe përtacinë, sepse nuk kanë asnjë lidhje. Kjo patologji ama, shfaqet te ata që janë të prirur të vuajnë nga depresioni/fobi, frikë apo ankth. Është një situatë psiko-fizike që sjell në një autoizolim ndaj pasojave jo fort pozitive, si probleme me gjumin, depresionin, por dhe aftësia e ndërveprimit me të tjerë.

Fatmirësisht ka një zgjidhje për të gjitha. Për të shëruar shqetësimin mjafton të shkojmë të mjeku ose të kujdesemi që të rregullojmë gjumin, stresin.