Organizata Botërore e Shëndetësisë dëshiron të kufizojë nivelin e zhurmës në klubet e natës në mënyrë që të parandalohet humbja e dëgjimit tek frekuentuesit e këtyre vendeve. Organizata me bazë në Gjenevë tashmë ofron udhëzime zyrtare për vendet publike, por ato nuk janë zbatuar gjerësisht. Si rezultat, zhurma në disa vende arrinë më shumë se 110 decibel – niveli i barasvlefshëm i zhurmës së sharrës elektrike.Tani, rritja e dëmtimit të dëgjimit në mesin e të rinjve mund të ndryshojë rregulloret, pasi ka frikë nga problemet që shkaktohen tek të rinjtë.Rreth 466 milionë njerëz tashmë kanë humbur dëgjimin, nga 360 milionë në vitin 2010.Dhe kjo shifër pritet të pothuajse të dyfishohet në 900 milionë, ose një në çdo 10 vetë, deri në vitin 2050.