Një nënë në Britaninë e Madhe ka bërë një foto selfie, pasi i kishte nxjerrë tre fëmijët në kinema, por ajo ka mbetur e shokuar kur ka vërejtur një imazh në sfond.
Emma Johnson, 35-vjeçare, nga Liverpool, beson se në foto është fantazma e një vajze që mban një arushë në dorë.
Megjithatë kritikët thonë se fotografia është mashtrim, por gruaja mohon se ka ndërhyrë me fotoshop në të.