ë gjithë jemi të shqetësuar dhe kur dalim vetëm për të bërë pazaret, apo për të mbaruar një punë, pasi nuk shohim dot se ku mund të qëndrojë virusi dhe si të përballemi me të. Por studiuestit më në fund kanë zbuluar se sa orë qëndron ai në sipërfaqe të caktuara:
Studiuesit e Neë England Journal of Medicine zbuluan se SARS-CoV-2 mund të qëndrojë deri në 72 orë në sipërfaqe të lëmuara si dorëzat e dyerve, të autobusit apo në telefon.
Ai mund të qëndrojë aktiv për 24 orë në sipërfaqen e një kartoni, letrave apo në pëlhura.
Koronavirusi mund të qëndrojë deri në 3 orë në ambiente të mbyllura makine, nëse dikush kollitet apo teshtin aty.
Në sipërfaqe të forta, virusi shkatërrohet me kalimin e kohës, ndërsa në sipërfaqe absorbuese, ai bëhet inaktiv më shpejt.
Rruga e vetme është kjo: Mendojini duart tuaja si armik.
Lajini mirë, dhe shumë më shpesh se zakonisht. Midis larjes së duarve, shmangni vazhdimisht prekjen e mukozave që çojnë në rrugët tuaja ajrore. Në thelb, përpiquni të mos i fshini sytë, të prekni hundën ose buzët dhe gojën.