Ky studim është bërë nga studiuesit e Shkollës Ekonomike në Londër. Ata kanë zbuluar se gratë në moshën 30 e sipër kanë mundësi të lindin fëmijë më inteligjentë se ato në një moshë më të vogël.
Ky studim morinë mbikëqyrje 18,000 fëmijë britanikë dhe arriti në përfundimin se fëmijët e nënave 30-vjeçare ishin më të mirë se pasardhësit e nënave 20 ose 40-vjeçare në testet njohëse. Aftësitë e tyre të leximit, të menduarit dhe të kujtuarit u testuan kur ishin 10 ose 11 vjeç.
Rezultatet e këtij studimi kanë një logjikë dhe ajo është që mamatë 30-vjeçare janë në gjendje të sigurojnë burime të ardhurash dhe më shumë vëmendje tek fëmija, sepse janë tashmë të siguruara në punët e tyre, sugjeron hulumtimi.
Kjo ka kuptim të plotë pasi nënat e reja mund të mos kenë burimet që kanë nënat më të vjetra në moshë. Gjithashtu një moshë më madhore siguron një ndjenjë mençurie, siguron gjithashtu stabilitet financiar për të mbështetur një fëmijë.