Ndryshimi i WhatsApp që praktikisht do e urrejnë të gjithë!

Kuriozitete

whatsapp
Platforma e njohur është në përdorim që prej vitit 2009 dhe përdoret nga më shumë se dy milardë njerëz. Që prej lançimit të saj, nuk ka patur ndryshime drastike në të, të paktën deri vitin e ardhshëm. Tek të gjithë përdoruesit e aplikacionit, do fillojnë të shfaqen reklama të ndryshme. Ky lajm nuk është pritur aspak mirë, madje konsiderohet si një nga ndryshimet më të bëzdisshme që mund t’i bëhet një aplikacioni. Mirëpo, duke qenë se përdorimi i tij është falas për të gjithë, tashmë bordi drejtues ka menduar këtë mënyrë për të gjeneruar të ardhura.

 640 0 5bb4d90cce9b9

Shefi i sigurisë së Facebook e justifikoi këtë ndryshim, duke thënë se ishte përtej realitetit fakti që njerëzit mendonin se aplikacioni do funksiononte përjetë falas pa asnjë lloj përfitimi. Për çdo gjë në të cilën punon një staf i madh dhe përdoret nga miliona njerëz, mendojmë se është mëse e arsyeshme të pritet që të gjenerojë të ardhura apo jo? Gjithsesi, pavarësisht pëlqimit apo mospëlqimit tonë, tashmë është fakt që duke filluar nga viti i ardhshëm, WhatsApp do të gjenerojë të ardhura nga shfaqja e reklamave.