Mesa duket java e fundit e muajit tetor do të sjellë dimrin e vërtetë në Shqipëri për këtë vit.
Shërbimi meterologjik meteoalb, thotë se duke filluar nga java e ardhshme, vendi ynë do të përfshihet nga reshje shiu dhe dëbore.
Meteoalb thotë se vranësirat do të përfshijnë vendin që nga dita e dielë.
Ndërkohë në zonat e thella veriore dhe verilindore do të ketë edhe reshje dëbore. Sipas meteoalb, temperaturat e ajrit do të ulen gradualisht deri mesditën e së hënës kur pritet rënie e ndjeshme e tyre duke zbritur maksimumet termike sipas zonave në vlerat 13 – 17°C zonat malore; 18 – 21°C zonat e ulëta dhe 19 – 20°C bregdeti.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare deri mbrëmjen e së dielës kur pritet forcim i erës mbi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor.