Dashi duhet të gjejë rrugën e vlerave në familje dhe pas kësaj të drejtohet në një qëllim më të lartë karriere për vete apo për të tjerët.
Demi duhet të plotësojë disa kushte në arsimimin dhe edukimin e vet përpara se të kalojë në një faze tjetër më të rëndësishme.
Binjakët duhet të qetësojnë kërkesat e tyre ekonomike duke bërë levizje të nevojshme dhe jo shpërdorime pasi vjen një moment më i vështirë.
Gaforrja duhet të gjejë dritën e humbur brenda vetes dhe më pas të ketë kurajo të mbështesë idetë e veta dhe të përballet ndaj antagonizmit.
Luani do ketë mundësi të rikuperojë traumat dhe plagët e së kaluarës duke u ringjallur për një përballje dhe ecuri më energjike në jetën e përditshme.
Virgjeresha duhet të bashkojë forcat dhe inteligjencën me njerëzit që e përkrahin dhe kanë të njëtin qëllim duke eleminuar varësinë nga një ves apo një njeri.
Peshorja do shkëputet nga interesat e vogla dhe personale për të dhënë më shumë besim, kurajo dhe ndihmë ndaj atyre që kanë nevojë.
Akrepi do gjejë terapi dhe shërim nga mbushja shpirtërore dhe kontakti me njerëz që i la hapësira dhe i tregojnë rrugën e zhvillimit.
Shigjetari në luftën per të fituar duhet të kuptojë atë që ka si pasuri, si energji dhe si mundësi, prandaj duhet të vleresojë çdo gjë që ka.
Bricjapi duhet të gjejë rrugën e bashkëpunimit dhe të dritës pasi sytë ja ka errësuar inati hakmarrja dhe antagonizmi.
Ujori do kuptojë që duhet të ndahet nga problemet dhe energjitë negative dhe gjithmonë i jepet mundësia e një ndryshimi të madh.
Peshqit mund të afrohen dhe të jetojnë me njeriun e dashur pasionin erotizmin dhe këtë ta bejnë për vete dhe jo për të tjerët.