Ah, një ditë e re në punë! A do të jetë një ditë e mbarë, plot me produktivitet? Edhe pse zyrat, janë vende të paparashikueshme, ka disa rituale që njerëzit produktivë bëjnë ndryshe nga të tjerët për “të shtrydhur” më të mirën që kanë brenda vetes së tyre, çdo herë, çdo ditë. Ata e dinë se 10 minutat e para të punës së tyre në zyrë përcaktojnë fatin e ngarkesës së punëve që mund të përfundojnë. Ata sigurohen që të ndjekin një linjë veprimesh për të qenë në koherencë me detyrat e përditshme në zyrë. Kështu që nëse të intereson të jesh super i karikuar për të rezultuar produktiv në fund të ditës, bëni 6 gjërat që njerëzit produktivë bëjnë 10 minutat e para në zyrë!
1.Shkruani 3 gjërat për të cilat jeni mirënjohës/e
Një studim i kryer nga Universiteti i Miamit zbuloi se njerëzit që mbanin një ditar ‘mirënjohjeje’ çdo ditë, ishin më të lumtur, më produktivë dhe…sërish më të lumtur. Sherry Toëers, trajnere e zhvilimit profesional në librin e saj “Seeds of success” shkruan:
”Rezultatet e studimit treguan se ushtrimi i përditshëm i mirënjohjes, rezultoi në nivele më të larta të vigjilencës, entuziazmit, vendosmërisë, optimizmit dhe energjisë. Madje, individët që e aplikuan një gjë të tillë, përjetuan më pak stres dhe depresion, u treguan më të gatshëm të ndihmonin të tjerët, u ushtruan më rregullisht dhe bënë më shumë progres ndaj objektivave personalë. Gjithmonë sipas studimit, njerëzit që kanë më shumë sensin e mirënjohjes priren më tepër të ndjejnë dashuri.
2. Pastroni tavolinën tuaj të punës
Duket një detaj i parëndësishëm, por asgjë më shumë se rrëmuja nuk mund ta reduktojë produktivitetin. Nëse hutoheni për të gjetur një stilolaps, kapëse letrash, bllok shënimesh apo dokument, është kohë e humbur kot, nuk e rikuperoni dot më. Ndaluni për pak minuta që të vendosni pak rregull mbi tryezën tuaj të punës dhe t’i sistemoni sendet aty ku i prisni që të jenë.