Jemi në fund të muajit nëntor e java që do të vijë përfshin dhe ditët e para të muajit dhjetor. Të gjitha shenjat futen në një fazë tjetër, ndaj Tring ju sjell më poshtë në mënyrë të përmbledhur se çdo t’i ndodhë shenjave të horoskopit në ditët në vijim.
Për dashin pjesa e parë e javës do të kalojë mes dyshimesh dhe pavendosmërisë, duke mos rezultuar në asgjë konkrete , por të premten, me kalimin e Venusit në këtë shenjë, marrëdhëniet me personat e rëndësishëm do të forcohen. Tamam në kohë për të kufizuar dëmet që shkaktonte Urani duke e bërë dashin nervozë e të paduruar. Kjo javë duket se do të jetë gjithashtu e mirë për demin, pasi njerëzit që i përkasin kësaj shenje do të gjejnë ekuilibrin në jetë dhe në lidhje me marrëdhëniet. Venusi kalon në dem dhe pikërisht në këtë periudhë u këshillohet të qëndrojnë larg personave nervozë. Në fundjavë duhet të shfrytëzojnë praninë e Hënës së plotë për t’u dhënë zgjidhje disa problemeve.
Mërkuri është planeti që përfaqëson shenjën e binjakëve, por këtë javë nuk është në krahë të tyre. Për këtë arsye të lindurit e shenjës së Binjakëve do të mbeten disi keq përballë një situate të tillë, pavarësisht shpresave të mëdha që kishin se gjërat do të përmirësoheshin.
Gaforrja gjithnjë dëshiron t’i shprehë ndjenjat hapur, por kjo varet dhe nga mënyra sesi sillet personi tjetër përballë. Kësisoj, kjo shenjë do të ndihet e paduruar dhe e acaruar. Situata do të përmirësohet në fundjavë, atëherë kur falë pranisë së Jupiterit në Gaforre kjo shenjë do të gjejë qetësinë. Hëna do të ndikojë pozitivisht në shenjën tuaj dhe nuk do të merreni me gjërat që s’ju interesojnë.
Saturni dhe Mërkuri nuk do të ndikojnë pozitivisht gjatë ditëve në vazhdim për shenjën e luanit.Ndonëse Mërkuri do të largohet nga kjo shenjë, luani duhet të ngushëllohet me praninë e Venusit, aleati që do t’i ndihmojë në aspektin profesional dhe personal. Të dielën do të ndihen të çliruar.
Pikërisht atëherë kur dukej se gjërat kishin gjetur zgjidhje, Mërkuri do të largohet nga Virgjëresha. Në fundjavë, prania e Hënës në shenjën tuaj do t’i ndihmojë në aspektin profesional, ndonëse gjatë gjithë javës do të jenë skeptikë.
Këtë javë Peshorja do ta pranojë pa frikë realitetin dhe nuk do t’ju tremben problemeve. Venusi do të jetë në këtë shenjë , duke i favorizuar në marrëdhëniet me të tjerët. Do të ndihen energjikë dhe me dëshirën për të përjetuar çaste të paharrueshme. Do t’u qëndroni larg situatave problematike që ju ulin vetëbesimin.
Akrepi
Gjatë kësaj jave Jupiteri dhe Venusi do të largohen nga shenja juaj, por në datën 9 dhjetor planeti Mars do të kalojë në këtë shenjë. Si pasojë e lëvizjes së planetëve as ju, as personat pranë jush nuk do të jeni protagonistë. Por ju nuk ju pëlqen qetësia, ndaj shpesh do të ndikoheni prej Uranit, i cili do t’ju bëjë të ndiheni nervozë. Të dielën, falë pranisë së Neptunit do të mund të gjeni sërish qetësinë.
Shigjetari
Ndonjëherë ndikimi i yjeve është vërtet i paparashikueshëm. Afrimi i Mërkurit dhe i Saturnit do të ndikojë që ju të përballeni me realitetin. Do të hasni probleme si në aspektin emocional edhe në atë profesional. Megjithatë, prania e Venusit në shenjën tuaj ditën e premte do të ndikojë në përmirësimin e raporteve. Në fundjavë Neptuni do të kalojë në shenjën tuaj, ndaj përpiquni të qetësoheni.
Bricjapi
Saturni po përgatitet që pas pak javësh të kalojë në shenjën tuaj. Mos u besoni shumë njerëzve që ju rrethojnë apo intuitës tuaj. Do të keni iluzionin se gjërat më në fund do të ndryshojnë, por në fakt nuk ka për të ndodhur kështu. Mundohuni t’u shmangeni tensioneve që do të shkaktohen si pasojë e pranisë së Marsit, sidomos të enjten e të premten. Në fundjavë përpiquni të qetësoheni që të merrni veten.
Ujori
Gjallërohuni dhe mos dëgjoni fjalët boshe që nuk ju bëjnë të fitoni asgjë të rëndësishme që t’ju interesojë. Mos u jepni rëndësi mesazheve që do të merrni ditën e martë, sepse do të jenë të pakuptimta. Të enjten dhe të premten humori juaj do të përmirësohet falë pranisë së Venusit në shenjë. Të premten mos iu përgjigjni provokimeve që kanë lidhje me aspektin profesional. Të dielën përpiquni të çlodheni dhe të mos e përjetoni realitetin si sfidë.
Peshqit
Mos u tregoni shumë të afërt gjatë ditëve të para të javës me personat që kanë shpirt ambicioz, të cilët marrin merita që s’u takojnë. Prania e Mërkurit ju krijon pështjellim dhe ju pengon të njihni personat që keni pranë. Përpiqeni të mos e teproni me reagimet tuaja, por të veproni në përputhje me situatën. Të dielën do të jeni të shpërqendruar. Ndërkohë, prania e Hënës në shenjën tuaj do t’ju ndihmojë për të marrë një vendim.