Hëna e sotme do të jetë në zonën e qiellit të njohur si Shravana apo ‘veshi i Zotit’. Hëna e re e 27 janarit rrit aftësinë për të dëgjuar, duke u kthyer në një ftesë që të këshillon të dëgjosh më shumë zërin tënd të brendshëm. Nëse do fokusoheni te mendimet e ndjenjat tuaja, gjatë këtyre ditëve, do çuditeni me zbulimet që do të bëni!
Shumë njerëz, në periudhën apo ditët e shkuara, janë ndjerë të pasigurt për veten e të ardhmen e tyre. Kjo fazë e hënës hap një cikël të ri hënor që vazhdon të jetë pak i zymtë por është fillimi i gjërave të reja që do të ndodhin.
Në javët e ardhshme mund të ndryshojë perspektiva në disa aspekte të jetës që përfshijnë karrierën, marrëdhëniet dashurore dhe vetë qëllimin e jetës.
Në Indi, kjo fazë e re quhet Mauni Amavasta që përkthehet ‘heshtja e hënës së zezë’, një periudhë e veçantë, jo për të heshtur por, për të ‘qenë në heshtje’ sepse hëna e këtyre ditëve do të ndikojë në mundësinë për të përmirësuar veten dhe për t’u fokusuar te energjia Yin.
Përgjatë tre muajve në vijim, hëna e re dhe ajo e plotë marrin rëndësi të veçantë sepse ndikojnë në rritjen e farës në natyrë dhe udhëheqin elementin ujë. Kjo përfshin edhe energjinë dhe organizmin tonë që përbëhet në masën 70% nga uji.
Living