Regjisori i serialit të famshëm të filmave me kartona Tom & Jerry është ndarë nga jeta në moshën 95 vjeçare. Mediat e huaja raportojnë se Gene Deitch u shua krejt papritur në apartamentin e tij në Pragë.
Gene, emri i plotë i të cilit është Eugene Merrill Deitch realizoi regjinë e 13 episodeve të filmit shumë të dashur për fëmijë ‘Tom & Jerry’ si dhe disa seri të ‘Popey’. Ai ka fituar një Oscar në vitin 1960 ku filmi ‘Munro’ u shpall filmi më i mirë me metrazh të shkurtër.