Miksuesi
Një miksues zakonisht kombinon të gjithë ushqimin në pjatën e tij. Këtyre njerëzve ju pëlqen të dalin shumë me shoqërinë dhe pëlqejnë të marrin përgjegjësi të shumta në vendin e punës. E duan punën e tyre, por e dinë që edhe familja është shumë e rëndësishme dhe i dedikojnë goxha kohë.
Aventurieri
Nëse sa herë që shkoni në një restorant, ju përpiqeni të gjeni pjatën më të çuditshme, më unike, atëhërë ju jeni pjesë e kësaj kategorie. Njerëzit që e bëjnë këtë gjë zakonisht duan të marrin rreziqe dhe nuk kanë frikë nga dështimi. Ata do të thonë “po” madje edhe për idenë më të çmendur, pasi duan të dalin nga zona e tyre e rehatisë dhe të provojnë gjëra të reja. Askush nuk i përcepton ata si njerëz të mërzitshëm, por përkundrazi i admirojnë për guximin dhe marrjen e vendimeve të rrezikshme. Megjithatë, nëse jeni pjesë e këtij grupi duhet të jeni më të kujdesshëm dhe të mendoheni mirë përpara një vendimi të rëndësishëm.
Zhurmuesi
Një nga gjërat më të bezdisshme që mund të ndodhë kur je në një darkë me disa njerëz, është ai personi që përtyp ushqimin me një zhurmë të tmerrshme. Këta njerëz janë të çuditshëm dhe miqësorë, mirëpo nuk ju intereson shumë se çfarë mendojnë të tjerët për to. Ata kurrë nuk shqetësohen për asgjë dhe trajtojnë çdo problem që vjen në rrugën e tyre me një qëndrim të relaksuar.
Ai që të kërkon gjithmonë ushqimin
Konsiderohet veprim pak egoist që të mohoni ndarjen e ushqimit tuaj, mirëpo është pak e bezdisshme kur dikush ju kërkon të ndani me të patatet e skuqura. Këta njerëz janë këmbëngulës dhe e marrin gjithmonë atë që duan. Ata e dinë që njerëzit që njerëzit mund t’u thonë edhe “JO”, por kjo gjë nuk i ndalon aspak së kërkuari. Gjithsesi, këta persona janë shumë te sjellshëm dhe të dashur.
Kopraci
Është një shenjë mirësjellje nëse në një darkë me miqtë, ju ofroni atyre pakëz nga ushqimi që po konsumoni edhe nëse ata nuk duan ta provojnë. Megjithatë, kur dikush nuk dëshiron ta bëjë këtë gjë, të tjerët mund të mendojnë se është egoist. Mirëpo, këta persona janë shumë te sjellshëm dhe ju pëlqen pavarësia dhe individualiteti.