Shumë njerëz nuk e kuptojmë se mënyra se si ne e konsumojmë ushqimin tregon personalitetin tonë. Ekspertja e ushqimit, Juliet A. Boghossian tregon se njerëzit në përgjithësi hanë në forma të ndryshme kur janë vetëm dhe kur janë të shoqëruar. Bright Side na e lehtëson këtë “dilemë” duke na zbuluar se çfarë tregon mënyra se si ne hamë për personalitetin tonë:
Të hash ngadalë
Të ngrënit ngadalë është një nga gjërat më të bezdisshme nëse personat e tjerë në tavolinë e kanë mbaruar ushqimin dhe po të presin ty. Megjithatë, njerëzit që nuk nxitojnë për të mbaruar shpejt pjatën, duan ta gëzojnë çdo moment në jetën e tyre. Ata e ndjekin këtë model në vendin e punës dhe në jetën personale. Gjithsesi, një gjë duhet ta dini: kolegët tuaj në punë mund të mërziten nga kohëzgjatja e madhe që merrni ju për të përfunduar një detyre që ju caktohet.
Shpejt
Shumë prej jush që e mbaroni ushqimin në 5 minuta, me siguri keni një sistem shumë të mirë tretës. Personat që hanë shpejt janë konkurrues dhe janë gjithmonë në nxitim. Ata humbasin shumë momente të rëndësishme në jetën e tyre sepse nuk janë asnjëherë në kohë. Ndonjëherë harrojnë të kujdesen edhe për veten e tyre.
Kërkues
Një tjetër kategori janë ata që kërkojnë gjithmonë gjëra shtesë. Ata kanë gjithmonë diçka mangut në pjatën e tyre. Nëse jeni pjesë e këtij grupi atëherë ju jeni një njeri që jeni shumë të sigurt në zonën tuaj të rehatisë dhe nuk ju pëlqejnë rreziqet, pasi keni frikë nga dështimi. Megjithatë, jeni persona që beni shumë pyetje dhe dëshironi të mësoni gjëra që më parë nuk i dinit.