Të gjithëve mund t’iu ketë ndodhur kjo gjë, të cilën në gjuhën e përditshme e quajmë ”rrënqethje mishi”. Shumë persona madje vihen në siklet, apo e kanë inat kur diçka e tillë ndodh. Por, duhet të dini se problemi qëndron pikërisht tek personat të cilët nuk e përjetojnë ndonjëherë këtë fenomen dhe jo tek ju. Sa herë që ju ndodh diçka e tillë, është një shenjë që tregon se po jetoni një jetë të lumtur dhe se jeni i priru të arrini objektivat tuaja. Këtë e thotë studimi i fundit që është kryer, në të cilin ekspertët kanë zbuluar se personave që iu ndodh kjo gjë në përgjithësi janë njerëz që krijojnë lidhje të forta me të tjerët dhe janë gjithë kohën në përpjekje të suksesshme për të bërë jetë të mirë.
Përveç kësaj, thuhet gjithashtu se këta persona gëzojnë shëndet më të mirë, në krahasim me ata të cilët nuk e kanë përjetuar këtë ndjesi. Kjo lidhet me përgjigjen e menjëhershme që jep truri, si pasojë e një ngacmimi që vjen nga mjedisi i jashtëm. Zakonisht, gratë janë më të prirura të përjetojnë një gjendje të tillë. Pra, nëse emocionoheni duke dëgjuar një këngë, apo nga një ndodhi dhe iu rrënqethet mishi, duhet të jeni të lumtur që po e përjetoni këtë gjë.
Lexoni gjithashtu:Këshilla që duhet të keni parasysh për një lëkurë të shëndetshme!