Muaji i ardhshëm sjell spektaklin e veçantë qiellor!

Kuriozitete

eklipsi
Më 27 korrik 2018, hëna do të kalojë përmes hijes së Tokës duke bërë kështu një eklips të plotë hënor. Ajo do të marrë një ngjyrë të kuqe dhe për këtë arsye, eklipsi do të quhet “hëna e gjakut”. Ky do të jetë eklipsi më i gjatë i shekullit XXI.

hena

Në Tiranë, do të keni mundësinë të shijoni këtë fenomen qiellor për thuajse dy orë, prej orës 20:24. E veçanta tjetër është që planeti i Marsit do të shfaqet i madh dhe i shdnritshëm në qiell natën e eklipsit, ku për herë të parë pas 15 vitesh do të jetë fare pranë Tokës.