Shkretëtira e Arizonës në SHBA duket se është një mrekulli më vete. Këto janë foto të realizuara në vendin e quajtur “Vala”, imazhe që na përngjajnë me planetin e kuq, Marsin, por në fakt janë imazhe të marra nga toka.
Mendohet se këto formacione rëre të jenë krijura rreth 190 milion vjet më parë. Fotografi i cili ka realizuar këto foto është 36 vjeçari, Justin Reznick.