Mposhtni urinë në vetëm 5 minuta me këto ushtrime të thjeshta!

Kuriozitete

uria
Gjatë aktivitetit fizik trupi ynë mund të humbasë shumë kalori, që pasohen me shtimin e urisë por mësoni sesi t’a eleminoni atë me këto ushtrime të thjeshta.
1-Frymëmarrja e bretkosës
Ky është një ushtrim i thjeshtë gjimnastikor që lufton urinë. Për këtë ju duhet të mbështeteni në një karrige të vogël, të përkuleni e te merrni frymë thellë dhe më pas tërhiqeni barkun sa mundësi të keni. Mbajeni frymën për 4 sekonda dhe më pas nxirreni. Përsëriteni këtë ushtrim 10 herë.
2-Bretkosa që lëkundet
Në këtë ushtrim duhet të shtriheni me kurriz, ngrijini këmbët pak lart paralel me njëra-tjetrën. Vendosni njërën dorë në kraharor duke ushtruar forcë dhe tjetrën në stomak. Më pas merrni frymë thellë. Ky ushtrim do t’ju ndihmojë të hani në sasi të vogël.
3-Lotus
Ky ushtrim kontrollon frymëmarrjen dhe të menduarit. Mblidhini këmbët kryq njëra me tjetrën në formën e petaleve të luleve ‘lotus’, mbani shpinën drejt. Qëndroni 5 minuta dhe fokusohuni tek frymëmarrja.