Mos i lini më kurrë flokë të thahen natyralisht…

Kuriozitete

tharsja
Të gjithë e dimë se përdorimi i shpeshtë dhe i pakujdesshëm i tharëses shkakton probleme të mëdha për flokun tuaj duke filluar me djegien ose krijimin e majave dyshe. Por e dinit se tharja në mënyrë natyrale e tyre është më e dëmshme? Sipas studimit më të fundit të realizuar nga ‘Cambridge University’ është zbuluar se të flesh me flokë të lagur të krijon më shumë maja dyshe.

floke

Në momentin që uji përdoret në flokun tuaj ai absorbohet përmes shtresave të jashtme të kutikulës së flokëve dhe tharja e ngadaltë (siç është tharja nëpërmjet ajrit) në këtë moment bën të mundur që membrana qelizore e flokëve të thyhet, duke u dëmtuar. Mënyra më e mirë për t’i tharë flokët është me anë të një tharëseje në nxehtësi të ulët, duke i ndarë në seksione të veçanta. Mos harroni që tharësja e flokëve duhet mbajtur 15 centimetër larg.