Kroçera më e madhe në botë “Harmony of the Seas” është kroçera e tretë e ndërtuar nga kompania Oasis. Ajo është aktualisht më e madhja e ndërtuar ndonjëherë, me një peshë prej 226,963 ton dhe rreth 360 metra e gjatë.
Para saj, anija më e madhe në botë ishte “Allure of the Seas” e ndërtuar po nga e njëjta kompani në vitin 2010. Qindra njerëz u mblodhën për të parë lundrimin e anijës nga Franca drejt Anglisë.